Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Serbia me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, interesat kombëtare detyrim para së gjithash


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp me presidentin Bajram Begaj ka folur mbi agresionin serb ndaj Kosovës.

Osmani hodhi akuza të forta në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se në bashkëpunim me Vladimir Putin, duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Osmani tha se Serbia, vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën, ku vazhdimisht fut armatim ilegal dhe trajnon strukturat kriminale.

 

Po përballemi me agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash. Serbia ajo që acaron situatën, nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës. Nuk ka javë që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës, duke zbatuar planin që Putin ka zbatuar në 2014 kundër Ukrainës, të dy synojnë destabilizimin e rajonit dhe me anë të kësaj të atakojë vlerat që qëndron NATO dhe BE është më shumë se një zhvillim në rajon. Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht, trajnon pjesë të strukturave kriminale në ushtrinë serbe që ato të shkaktojnë problem në veri, intimidon e i sulmon qytetarët serb në veri, pra kjo është një sfidë për të gjithë rajonin, që të gjitha shtet duhet ta trajtojnë së bashku. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç në Ballkanin Perëndimor”, shtoi presidentja.