Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Samitin e Berlinit: Nacionalizmat e BE-së po ndërlikojnë rrugëtimin e Ballkanit në BE


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pjesë nga fjala e tij në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama edhe një herë shprehu skepticizmin e qasjes së BE-së për procesin e integrimit të Ballkanit Perëdimor duke thënë se nazionalizmat e vendeve evropiane po ndërlikojnë integrimin për këtë rajon.

Faleminderit shumë Angela dhe pikë së pari do të doja të falënderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të procesit dhe për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë. E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE-ja po vret meqë ra fjala, flakën e shpresës.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë, po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Ne mendojmë vërtet se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdrejt me Kancelaren, se është absolutisht shumë e rëndësishme që të ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthet.

Objektivat i kemi shumë të qarta. Ajo çfarë Ursula tha tani është një panoramë shumë e qartë se çka duhet të bëjmë: veprim për tregun e përbashkët rajonal.

Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh mes nesh dhe BE.

Në fund, dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur e do të inkurajoj sa më shumë të jetë e mundur përshpejtimin. Nuk do të shohim të kemi konsensus me çdo kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë gjithë përfshirjen në proces.

Dua ta bëj të qartë, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mirëseardhur, por duke deklaruar se nuk do të presim asnjë. Rruga është e qartë, na takon neve të ecim përpara”, ka thënë kryeministri Edi Rama.