Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fitore në finish ndaj Laçit


Pas eliminimit nga Kupat e Evropës, Partizani ka arritur një fitore të ngushtë po me shumë vlera ndaj Laçit.

Golin e fitores për ‘të kuqtë’ e shënoi Maguette në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kjo është fitorja e parë për Partizanin që ka luajtur një ndeshje më pak se një pjesë e ekipeve të Superligës.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë e luajnë ndeshjen e radhës në Shkodër ndaj Vllaznisë.