Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Bashës: Nesër s’ka Kuvend Kombëtar të PD-së, partia s’ka ende kryetar


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur lëvizjes së Lulzim Bashës, i cili ka thirrur nesër Kuvendin Kombëtar.

Bardhi theksoi se nesër nuk ka mbledhje të kuvendit duke qenë se tani për tani PD-ja nuk ka kryetar.

Ai tha gjithashtu se për zgjidhjen e ngërçit që ka kapluar PD-në, secili duhet të heqë dorë nga interesi personal.

“Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar. Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë.” – tha Bardhi.

Bardhi dhe një grup deputetësh të PD-së nuk e njohin Lulzim Bashën si kreun e PD-së në votimet që u kryen më 29 korrik.