Vendosni fjalën kyçe....

100 vjet nga tërmeti me 143 mijë viktima, Tokio përgatitet për një tjetër goditje të fortë


100 vite më parë, në 1 shtator 1923, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Tokio. Ky tërmet la gati gjysmën e popullsiëe të pastrehë dhe shënoi 143.000 viktima.

Shkatërrimi vazhdoi për disa ditë, megjithatë zjarri që shpërtheu nga tërmeti  shkatërroi rreth 90% të ndërtesave në qytetin Yokohama, ndërsa 2/5 e Tokios u shkatërrua.

Ndërsa kryeqyteti japonez shënon të premten 100-vjetorin e atij që u bë i njohur si Tërmeti i Madh Kanto, banorët e tij po përgatiten për një tjetër tërmet ‘të madh’.

Sizmiologët besojnë se ka një mundësi 70% që një tërmet i madh të godasë zonën metropolitane të Tokios brenda 30 viteve të ardhshme, që mund të shkaktojë mijëra viktima dhe dëme të drejtpërdrejta deri në 250 miliardë dollarë.