Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i presidentit të Koresë së Jugut, Yoon ndaj Biden në OKB bëhet viral


Një reagim i regjistruar i presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol është bërë viral.

Presidenti i Koresë së Jugut reagoi ndaj premtimit të Biden për të rritur kontributin e SHBA në Fondin Global të KB, i cili do të kërkonte miratimin e Kongresit.

“Si Biden nuk e humbet  fytyrën e mallkuar nëse ata nuk ia miratojnë në Kongres?” pyeti Yoon ndihmësit e tij në një regjistrim të kapur nga një mikrofon, raporton South China Morning Post.

Biden ka përsëritur pikën e diskutimit se Amerika i është rikthyer sërish respekti në skenën botërore që nga zgjedhja e tij në 2020.

Komentet e Yoon ndezën shqetësim në vendin e tij pasi marrëdhëniet e forta SHBA-Kore janë thelbësore për mbrojtjen në rajonin e Azisë Lindore.

Ai nuk po fliste publikisht në skenë, por kalimthi, dhe  nuk dihet se kush e regjistroi dhe si, në fakt mendoj se duhet verifikuar”, u tha gazetarëve më pas një zyrtar i Koresë së Jugut, sipas Yonhap.

Unë mendoj see papërshtatshme të lidhen komenteve private dhe qasjet diplomatike. Është shumë për të ardhur keq që po flitet për një katastrofë diplomatike për diçka të tillë kur ai po bën gjithçka për të përfunduar një plan në interesin kombëtar të Republikës së Koresë“, – shtoi zyrtari, duke iu referuar kritikave se Yoon kishte krijuar një katastrofë diplomatike.