Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë


Një 20-vjeçar me iniciale K.M. është arrestuar në Sarandë pasi akuzohet se plagosi me thikë një bashkëmoshatar pas një përplasjeje të çastit.

I lënduari me iniciale J.T. është dërgua në spital e pas mjekimit është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”