Vendosni fjalën kyçe....

Misioni i ndërlikuar i Gjermanisë për të stërvitur ushtarët ukrainas – Financial Times


Të mësosh ushtarët e papërvojë si të përdorin një tank në vijën e frontit në vetëm gjashtë javë nuk do ishte kurrë e lehtë.

Por kur oficerët gjermanë, holandezë dhe danezë u mblodhën në një zonë të gjelbëruar të një fshati në Gjermaninë e Veriut për të stërvitur burrat ukrainas, ata nuk prisnin që mungesa e përkthyesve të aftë të ishte çështja kryesore.

“Përkthyesit janë sfida numër një,” tha Martin Bonn, një Gjeneral Brigade holandez i cili është nënkryetari i misionit shumëkombësh të stërvitjes të BE-së, nisur nëntorin e kaluar për të stërvitur ukrainasit mbi një sërë armësh dhe taktikash. Kievi dhe kryeqytetet perëndimore po ofrojnë përkthyes, të cilët shpesh kanë vështirësi me fjalorin e nevojshëm.

Deri në fund të vitit, 10,000 ushtarë ukrainas do kenë marrë stërvitjen e duhur në Gjermani, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë perëndimore për të pajisur forcat e armatosura ukrainase me tanke, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që ka parë 63,000 rekrutë të dërguar nga Kievi për të ndjekur kampet e stërvitjes në Evropë dhe SHBA, shkruan FT.

“Sfida e madhe është përkthimi i fjalëve të përdorura në një kontekst ushtarak ose teknik. Fjalët që askush nuk i përdor në jetën e përditshme”, tha Bonn pasi ushtarët ukrainas morën pjesë në një stërvitje të gjuajtjes me tanke në një bazë ushtarake pranë Klietz në Gjermaninë verilindore.

Një vullnetar ukrainas që u shfaq në Gjermani ishte 71 vjeç.

Gjermania nuk është i vetmi vend që ka luftuar me çështjet e përkthimit gjatë programeve të stërvitjes.

Një problem i ngjashëm është shfaqur në Danimarkë, ku rreth tetë pilotë ukrainas dhe dhjetëra staf mbështetës po stërviten për të fluturuar me avionë luftarakë F-16 në bazën ajrore Skrydstrup.

Zyrtarët ushtarakë danezë thanë se stërvitja, e cila u bë edhe më urgjente pasi Kopenhagen të dielën bëri një zotim të përbashkët me Holandën për të dhuruar avionët e tyre luftarakë në Ukrainë, po ndalohej nga leja e sigurisë për pilotët. Problemet gjuhësore dhe kontrollet shëndetësore ishin arsye të tjera për ngecjen, thanë zyrtarët.