Vendosni fjalën kyçe....

Nis më 4 shtator regjistrimi i studentëve për vitin e ri akademik, dokumentet që duhen


Nis me 4 shtator regjistrimi i studentëve për vitin e ri akademik. Bëhet fjalë për 22 godinat e Qytetit Studenti dhe 7 rezidencat e Universitetit Bujqësor ku mund të jetojnë rreth 6500 studentë.

Rezervimet mund të bëhen përmes internetit në faqen https://qytetistudenti.tirana.al/ e do jenë të hapura gjatë gjithë vitit akademik.

Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit, vërtetim fakulteti, kartën e identitetit, 2 foto dhe mandatin ee pagesës.

Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe wi-fi.