Vendosni fjalën kyçe....

Ishulli i Skiathosit?/ Reagon Kryemadhi: Janina është shumë e bukur dhe shumë e lirë


Deputetja Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me foton e postuar nga ku po zhvillon pushimet bashkë me bashkëshortin e saj Ilir Metën.

Kryemadhi kundërvihet ndaj sulmeve duke thënë se, liqeni mbrapa tyre në foto është i Janinës dhe jo i ishulli i Skiathosit, duke shtuar se nata është e lire, vetëm 118 euro.

Kryemadhi vijon duke i konsideruar sulmet si shpifës mediatikë që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve prej Edi Ramës.

 

Statusi:

Për të gjithë ata që ngatërrojnë  qëllimisht liqenin e Janinës me ishullin e Skiathosit. Janina është shumë e bukur dhe  shumë lirë vetëm 118 euro nata. Kjo foto është përshëndetje nga ana ime për të gjithë korin e shpifësave mediatik që vazhdojnë të paguhen me paratë e inceneratorëve nga Edi Rama