Vendosni fjalën kyçe....

Brnabić: Hapi i parë i normalizimit është asociacioni! Kundërpërgjigjet Kurti: Konfuzion mes fantazisë dhe realitetit


Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić ka deklaruar në forumin e Bledit se Kosova dhe Serbia janë një shtet i vetëm dhe se hapi i parë drejt normalizimit është asociacioni i komunave serbe.

 “Në fillim më duhet të them që për mua është një vend, nuk ka dy vende. Kosova nuk njihet nga ndërkombëtarët dhe nuk është pjesë e OKB. Dyshoj që të jetë pjesë e BE ndërsa ka 5 vende që nuk e njohin. Normalizimi që është në interes si të serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithë rajonit, është në krye të prioriteteve tona. Normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshtruar 10 vite më parë.

E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte është themelimi i bashkësive serbe. Kurti thotë se marrëveshja nuk ekziston për të, por po e përsëris që ky është hapi i parë që duhet të zbatohet për normalizimit. Po presim asociacionit”, tha ajo.

Më pas ka reaguar edhe Albin Kurti i cili tha se kjo është një konfuzion mes fantazisë dhe realitetit.

“Të mbështesësh Kosovën për BE ne e kemi 94%. Ne kemi vënë sanksione kundër Rusisë, Serbia jo, nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit”, tha Kurti.