Vendosni fjalën kyçe....

Nëntë të vdekur pas zjarrit në një vagon treni në jug të Indisë


Nëntë persona vdiqën të shtunën pasi një zjarr shpërtheu në një vagon treni në qytetin jugor indian të Madurai, në shtetin Tamil Nadu.

Zjarri filloi pasi një bombol gazi që përdorej nga disa pasagjerë për të bërë çaj në një sobë shpërtheu.

Më shumë se 50 udhëtarë po udhëtonin në vagonin, i cili ishte shkëputur nga treni dhe ishte parkuar veçmas në stacion, thanë autoritetet vendase.

Zjarri, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit, vijoi për disa orë para se të vihej nën kontroll nga zjarrfikësit, raportojnë mediat, të cilat gjithashtu thanë se 20 persona janë lënduar në aksident.

Incidenti vjen pasi më shumë se 250 njerëz vdiqën në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të Indisë në më shumë se dy dekada, kur tre trena u përfshinë në një përplasje në shtetin lindor të Orissa në qershor.