Vendosni fjalën kyçe....

Alexis Sanchez rikthehet te Interi


Alexis Sanchez do të rikthehet sërish tek ekipi italian, Inter.

Ai do të rikthehet si transferim i lirë pas një viti të kaluar te Olimpique Marseille.

Marrëveshja është arritur dhe testet mjekësore janë caktuar për nesër.

Sanchez do të nënshkruajë kontratë afatshkurtër me Interin.

Ai do ta zëvendësojë Joaquin Correan i cili i bashkohet ekipit francez.