Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, PD e Berishës propozon 6 emra për Primaret


Rithemelimi i PD-së ka propozuar gjashtë emra për Primaret prej nga ku do dalë kandidati që do e përfaqësojë në zgjedhjet e 224 shtatorit për bashkinë e Kukësit pas dorëheqjes së Safet Gjicit.

Ndër emrat bën pjesë edhe kreu i degës së PD-së Kukës që kontrollohet nga Basha, Arif Rexhmati.

Berisha e ka bërë të qartë më herët se nuk do ketë asnjë bashkëpunim apo aleancë me Bashën për zgjedhjet.

Ai ka hedhur poshtë në disa raste propozimin e këtij të fundit për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shatorit.