Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim për vjedhje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Krujë


Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitet 2022 për vjedhje në një banesë është arrestuar sot në Krujë.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 49-vjeçar, i cili strehonte 32-vjeçarin.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale I. K., 32 vjeç dhe P. Ç., 49 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Momenti”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Mafsheq, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit I. K., 32 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.