Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç paralajmëron Moskën që të ndalojë grupin Wagner të rekrutojë ushtarë serbë


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar Moskën që të ndalojë grupin rus të mercenarëve Wagner të rekrutojë ushtarë serbë.

Vuçiç kritikoi faqet e internetit dhe grupet e mediave sociale që publikojnë reklama rekrutimi nga grupi Wagner.

“Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë. Rusia duhet të ndalojë përpjekjet e Wagner-it për rekrutimin e ushtarëve nga Serbia. Një qasje e tillë është në kundërshtim me ligjin serb”, tha Vuçiç në një intervistë për ‘Happy TV’.

Serbia deri më tani është përmbajtur nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, por ajo po përballet me presionin në rritje për shkak të neutralitetit dhe hezitimit të saj.

Ndërkohë, gazeta ‘RT’ së fundmi publikoi një reklamë në gjuhën serbe që tregon se Wagner po kërkon luftëtarë në Ukrainë dhe inkurajoi serbët të marrin pjesë në luftë.

Javën e kaluar, këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, dënoi grupin Wagner dhe aktivitetet e tij në Serbi. Ai kërkoi nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Dhjetorin e kaluar, grupi Wagner njoftoi hapjen e një qendre kulturore në Beograd, të quajtur ‘Qendra Orly’, e cila punon për t’u përballur me liberalët rusë që ikin nga Serbia dhe që punojnë kundër Moskës.

Wagner ka luajtur një rol të gjerë në luftën në Ukrainë, si dhe në aneksimin e rajonit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014.

Në vitin 2020, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi mercenarët Wagner që luftonin në Libi në mbështetje të Khalifa Haftarit, kryekomandantit që ka luftuar qeverinë legjitime të Libisë dhe që ka minuar përpjekjet për paqe dhe unitet atje.