Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama darkonte te Pëllumb Gjoka dhe i jepte si shpërblim hotel


Ish-kryeministri Sali Berisha nga tryeza e debatit “Pushteti i Krimit”, foli për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama darkonte në hotelin e Pëllumb Gjokës dhe për shpërblim i shpallte hotelin si ‘hotel me 5 yje’.

Berisha i bëri thirrje shoqërisë shqiptare dhe opozitës për të reaguar, pasi vota po shndërrohet në krim dhe krimi po kthehet në votë.

Rezultatet e regjistrimeve të SKY ECC dhe EncroChat, kanë bërë autopsinë e këtij krimi. Por ai ka qenë i njohur. Nëse marrim Pëllumb Gjokën, baronin e drogës dhe vrasjeve, mikun e Edi Ramës, e dinë që ka bërë vrasje për të marrë tokën në Velipojë, e dinë që ka shkelmuar vendimet e gjykatave për të marrë pronat, e dinë që për një motel- Edi Rama që drekonte dhe darkonte me të- ia shpallte si hotel me pesë yje për t’i dhënë bashkë me Oltin licencën e kazinozë. Shqiptarët i kanë denoncuar këto, nuk kanë heshtur. Ai që quhet qytetar dixhital, që është qytetar real, i guximshëm, i ka denoncuar të gjitha. Me gjithë këto denoncime, Pëllumb Gjoka jo vetëm nuk lëkundej, por merr shpërblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnantë të tjerë edhe më të fuqishëm.

Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Nuk ka hanxhar më të mprehtë mbi kokën e një kombi se ky hanxhar. Ju e dini, nuk ka nevojë të jap shembuj, por Bajrët me Pëllumb Gjokën, vendosën Shkodrën në pushtim të plotë.”, u shpreh Berisha.