Gazetarët nga ekipi i “RTDoc” për pak rrezikuan jetën teksa po filmonin një dokumentar në tundrën ruse.
Krejt papritur mbi një shkëmb u shfaq një ari polar, i cili provoi të zbriste poshtë aty ku ishin ata.
Incidenti ndodhi në gadishullin e largët Chukotka në lindjen e Largët të Rusisë, kur një ari i madh polar u shfaq papritmas në majë të një kodre, duke trembur reporterët.
Gazetarët dhe udhëzuesi i tyre u përpoqën ta trembnin kafshën, që qëndronte vetëm disa metra larg, duke bërë zhurmë me zë të lartë dhe duke tundur një shtizë. Taktika dukej se funksionoi, pasi ariu u largua pas pak ccastesh.
Mishngrënësit më të mëdhenj në tokë, arinjtë polarë janë gjahtarë të egër, të cilët i sulmojnë njerëzit, veçanërisht kur mbrojnë këlyshët e tyre.