Vendosni fjalën kyçe....

Rusia thotë se shkatërroi dy dronë ukrainas pranë Moskës


 

Dy ‘dronë sulmues’ ukrainas janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore pranë Moskës, tha kryebashkiaku Sergey Sobyanin në orët e para të së martës.

Një dron u rrëzua mbi qytetin e Krasnogorsk, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti rus, ndërsa një tjetër u rrëzua mbi fshatin Chastsy.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkohë, tha se gjithsej katër dronë u përdorën në ‘sulmet terroriste’ të martën.

Dy dronë u shkatërruan në Rajonin e Moskës dhe dy të tjerë u çaktivizuan nga mjetet e luftës elektronike dhe u rrëzuan në rajonin Bryansk, i cili ndan kufiriin me Ukrainën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit tha se skush nuk u lëndua.

Agjencia e lajmeve TASS citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se fasada e një blloku apartamentesh në Krasnogorsk ishte dëmtuar, së bashku me disa makina të parkuara aty pranë.