Vendosni fjalën kyçe....

Oficerja e policisë i shmanget plumbit dhe zbraz karikatorin ndaj të dyshuarit (Video Dramatike)


Policia në Kaliforninë e Veriut ka publikuar pamjet tronditëse të një shkëmbimi zjarri mes një polici dhe një dyshuari që hap zjarr ndaj saj, ku mbetet i vrarë personi i dyshuar.

Edhe pse duhet të ishte një kontroll rutinë në rrugë, shumë shpejt ajo përfundoi në përplasje me armë, që është filmuar nga kamera e trupit që mbante policia.

Pamjet tregojnë policen Riley Jarecki, që qëllohet me armë nga Javier Hernandez Morales, 43 vjeç, me një pistoletë të vjedhur, pas një bisede të shkurtër mes të dyve.

Oficerja e policisë shkëmben disa fjalë me të dyshuarin dhe më pas afrohet nga krahu i shoferit duke i kërkuar atij që të ulë xhamin e dritares për të hedhur një sy brenda makinës.

Morales qëllon të paktën një herë por nuk arrin dot ta godasë oficeren e policisë, që më pas del nga krahu tjetër i makinës dhe zbraz karikatorin ndaj 43-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndaj Moralesit kishte një urdhërarresti ndërsa përveç pistoletës, ai kishte me vete edhe një pushkë kalibër 22.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *