Vendosni fjalën kyçe....

Sërish shifra të larta në Kosovë, 728 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur


Regjistrohen 728 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, duke shënuar përsëri rritje të infektimeve. Gjatë kësaj kohe fatmirësisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 750.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.

Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!