Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 24-vjeçari


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e sotme, teksa i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar.

Nëpërmjet mediave, bëhet me dije se një i ri D. Gj, nga fshati Balldre është qëlluar me armë në këmbë për arsye ende të pazbuluara, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë në spital.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur zbardhjen e ngjarjes.