Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze sfidon Berishën: Lëre zonjën “Karo”, por na trego faturën e kurimit në Vienë


Një debat intensiv është zhvilluar sot ndërmjet botuesit Mero Baze dhe Sali Berishës, ndërsa ky i fundit është në epiqendër të një furtune akuzash se bashkë me të birin kanë shitur zgjedhjet dhe po mbajnë peng fluksin kryesor opozitar në këmbim të favoreve multimiliardëshe nga Rilindja.

Fillimisht doli Berisha në një konferencë për shtyp dhe mohoi çdo lidhje me biznesmenët që po ndërtojnë kullën 64 kate. Berisha mohoi çdo lidhje me Ilir Shtufin (qiradhënësi i Shkëlzen Berishës) dhe më pas mohoi çdo lidhje dhe me biznesmenin Agim Zeqo.

Kjo bëri që Mero Baze ta sfidonte dhe ta pyeste publikisht nëse Agim Zeqo i kishte paguar faturat e kurimit në Vienë Berishës.

“Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”, –shkruante Mero Baze paradite.

Kjo bëri që Berisha të angazhonte zëdhënësen e Rithemelimit, zonjën Floriana Garo e cila mohoi kategorikisht akuzat e Bazes.

Shkruante Garo në porosi të Berishës:

“Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi  shpifjen e ulët të rradhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.
Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë.”

Kjo bëri që gazetari Baze të hidhte dorashkën e sfidës duke e ftuar Berishën të bënte publike faturat e kurimit të tij në Vienë dhe duke i bërë të ditur se ishte vet biznesmeni Agim Zeqo ai që e ka përfolur në mjedise të ndryshme nderin që i ka bërë Berishës dikur. / Hashtag.al