Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për interesa monetare të pushtetarëve


Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu akuzon qeverinë për tjetërsimin e pronave të ushtrisë.

Nëpërmjet një postimi, Balliu deklaron se pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për interesa monetare te pushtetarëve, duke akuzuar drejtpërsëdrejti kryeministrin Rama dhe kabinetin e tij.

 

POSTIMI I PLOTË

Korrupsioni i Ramës dhe Xhaçkave të tij nuk njeh limite.

Vjedhjet dhe abuzimet e Ramës dhe ministreshave të tij kanë kapur dhe ushtrinë. Pronat e ushtrisë janë tjetërsuar për interesa monetare te pushtetarëve, tendera sekret për të vjedhur në fshehtësi kanë shkërmoqur buxhetin e ushtrisë

Këto vjedhje kanë çuar në degradimin final ku ushtria mbjell drogë

Babëzia e kësaj qeverie nuk njeh limit, ajo vjedh në shëndetësi, ushtri, bashki, energji e infrastrukture, ajo vjedh kudo dhe këdo.

Shteti ka rënë, të bashkohemi për ta shpëtuar vendin nga këta bajlozë të korrupsionit.