Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë dhe gazetari Artan Rama përkujtojnë tragjedinë e landfillit të Sharrës


Lëvizja Bashkë e gazetari Artan Rama kanë përkujtuar pasditen e sotme tragjedinë e landfillit të Sharrës ku më 7 gusht shtatë vite me parë, 17-vjeçari Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në kodrinat me mbeturina.

Ndiqni protestën e Lëvizjes Bashkë për kullën ‘Mali i Tiranës’.

Rama bashkë me gazetarët Jetmir Olldashi e Endrit Habilaj hetuan të parët vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Dokumentari ishte produksion i emisionit ‘Publicus’, asokohe në Vizion plus. Investigimi i tyre në Vizion Plus vinte para përgjegjësisë Bashkinë e Tiranës dhe firmën kontraktore të landfillit

. Pas presioneve të shumta emisioni i tre gazetarëve u mbyll dhe Vizion Plus u akuzua se kishte shitur gazetarët e vet pas presioneve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Artan Rama është gazetari i parë qe ka investiguar inceneratorët ne nje hulumtim për Exit.al.

“Në këtë ditë kujtojmë se 7 vite më parë u humb një jetë e re, Ardit Gjoklaj, e cila mbahet peng nga mungesa e përgjegjësisë. Përgjegjësi kryesor i kësaj tragjedie është ende në pushtet, duke u mohuar drejtësinë familjarëve të viktimës. Situata e landfillit të Sharrës tregon se korrupsioni dhe mungesa e transparencës paguhen me një çmim të lartë nga shoqëria. Sot për trajtimin e mbeturinave shpenzohen miliona euro me skemën fantazmë të inceneratorëve. Ne nuk duhet të heshtim përpara këtyre shkeljeve të drejtësisë dhe abuzimit me pushtetin.” – thuhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë ne Facebook.