Vendosni fjalën kyçe....

Kreshnik Spahiu: Deri për zgjedhjet e 2025-ës, opozita ka kohë për të zhvatur dhe 3 kulla të tjera


Kreshnik Spahiu ka reaguar për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

Me nota ironie, Spahiu thekson edhe më shumë marrëveshjen Rama-Berisha. Juristi shprehet se në vitin 2025 opozita duke mos patur mundësi të fitojë do duhet të marrë 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD.

 

”SUGJERIM: Opozita në pamundësi të marrë pushtetin në 2025, mund të marr 3 leje ndërtimi për 3 kulla në oborrin e PD. 3 kulla për 3 kryetarë.

3000 apartamentet t’ju ndahen 3000 militantëve që dalin në proresta.

Garazhet t’i mbajnë kalamajtë e kryetarve. Dyqanet ti mbajnë grate dhe kunatat e tyre.

Zyrat e partisë në tarracë dhe shohin pushtetin me dylbi”, shkruan Spahiu.