Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Janinës refuzon ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë


Gjykata e Janinës ka hedhur poshtë kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhiut, i kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ai do gjykohet në vendin fqinj për akuzën e largimit nga vendi i ngjarjes dhe prishjes së qetësisë publike. \Gjykata e Janinës ka pranuar kërkesën e avokatit të Haxhiut sipas të cilit klientit të tij i rrezikohet jeta në Shqipëri, shkruan Panorama.

Haxhiu është i dënuar nga gjykata e Lushnjës për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në gjykatën e posaçme për masakrën e Lushnjës me dy viktima e një të plagosur.