Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e punonjësit të një firmë mermeri në Skrapar, arrestohen dy përgjegjësit teknikë


Dy përgjegjësit teknikë te një firme mermeri në Skrapar kanë rënë në pranga, pas vdekjes së një punonjësi dje.

Policia thotë se arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Bëhet fjalë për shtetasit Jordan Maçolli dhe Karail Sterjos.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme