Vendosni fjalën kyçe....

Përshtati lokalin për shtije lëndësh narkotike, arrestohet një person në Laç


Policia ka arrestuar një tjetër shtetas, të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të kanabisit, në një lokal në qytetin e Laçit.  

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi I. N., 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.