Vendosni fjalën kyçe....

Kapet anija me peshkimit me 1000 kg kokainë në oqeanin Atlantik, mes 6 të arrestuarve dhe 2 shqiptarë


Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle në një operacion të përbashkët me Policinë Gjyqësore të Portugalisë dhe Mbikëqyrjen Doganore të Agjencisë Tatimore, kanë sekuestruar një anije peshkimi pa flamur në ujërat pranë Cape Verde të ngarkuar me 1000 kilogramë kokainë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA (Drug Enforcement Administration) dhe Marinën Spanjolle.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes mes tyre dy shtetas shqiptarë që po lundronin drejt Spanjës, janë arrestuar.

Gjatë ndërhyrjes, agjentët gjetën në kuvertën e prapme 40 paleta nga ato që zakonisht përdoreshin për transportin e hidroklorurit të kokainës. Nisur nga ngjarjet, agjentët ndaluan gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes së peshkimit, dy prej tyre me kombësi shqiptare dhe pjesa tjetër me kombësi Guajane.