Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion në disa qytete, arrestohen biznesmenë, prokurori i Kukësit e ish-shefi i Operacionales


Biznesmeni Pëllumb Gjoka është arrestuar nga policia në një aksion masiv nga  Policia e Shtetit.

Aksioni është shtrirë në disa qytete, ndërsa në pranga kanë rënë prokurori i Kukësit Xhevahir Lita si dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale Olti Bistri.

Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit e Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Astmer Bilali, i cili ka qenë i lidhur me grupin Bajri. Opeeracioni është shtrirë në Tiranë, Shkodër e Kukës.

SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste ndërsa deri tani janë ndaluar 6 persona.