Vendosni fjalën kyçe....

Trump sulmon keq Biden-in: Demokratët mund të zgjidhnin dhe një gotë uji për kandidat


Gjatë një interviste, presidenti amerikan Donald Trump sulmoi kandidatin demokrat Joe Biden, duke thënë se ai nuk e di as se është gjallë.

I pyetur se cili është tipari më i fortë i Bidenit si konkurrent, Trump nuk e humbi mundësinë për ta fyer kundërshtarin e tij.

“Epo, unë do të kisha thënë përvoja, por ai në të vërtetë nuk ka përvojë, sepse nuk mendoj se ai nuk i mend ato që ka bërë dje. Ai kurrë nuk është njohur si njeri i zgjuar”– tha Trump.

Ndërsa i pyetur për tiparin më të dobët të Bidenit, Trump kishte një listë të gjatë.

“Mund të flas për pika të dobëta gjatë gjithë ditës. Para së gjithash, ai nuk është mendërisht i mprehtë për të qenë president… ai nuk e di as se është gjallë…”– tha Trump, citon Fox News.

“Unë jam kundër një partie shumë të fuqishme, demokratët mund të marrin edhe këtë gotë uji dhe të thonë: ky është kandidati juaj. Unë jam kundër një partie shumë të fuqishme dhe shumë të korruptuar.”– vazhdoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *