Vendosni fjalën kyçe....

Vijon djegia e mbetjeve në Vlorë, ushtria ndërhyn me helikopter për shuarjen e flakëve (Video)


Në Vlorë prej dy ditësh për shkak të mos trajtimit të mbetjeve në landfillin e lënë për gjysmë nga kompania e përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka shpërthyer flakët në fushën e grumbullimit.

Flakët dhe tymi kanë pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës dhe është dashur ndërhyrja me helikopter e ushtrisë për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka postuar videon e ndërhyrjes së helikopterit “Cougar” në Vlorë ndërsa thotë se në zjarrin në Peshtan të Fierit po ndërhyhet nga terreni.

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë”-shkruan Peleshi.