Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia në vend, u hapet rruga vaksinave ruse e kineze


Komisioni i Ligjeve u ka hapur rrugën ardhjes së vaksinave të tjera anti-Covid në Shqipëri, përveç atyre amerikane e anglo-suedeze, Pfizer e Moderna apo Oxford-AstraZeneca.

Në aktet normative të miratuara sot, Kuvendi pritet të autorizojë qeverinë që të blejë vaksinat ruse e kineze kundër Covid-19.

Akti përcakton se vaksinat për të cilat do negociohet duhet të jenë të miratuara nga Administrata e Ushqimit e Barnave në SHBA apo nga Agjencia Europiane e Barnave.