Me rastin e 8 marsit, disa gra në qytetin e Durrësit kanë nisur një marshim kundra dhunës dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.
Gratë, të shoqëruara edhe nga disa burra kanë mardhuar sot në drejtim të Drejtorisë së Policisë me pankarta në duar.
“Ndal dhunës më tepër dashuri” dhe “Dhuna është streha e fundit e dështakëve” – thuhet në disa prej pankartave. Ato shprehen se sot nuk kanë asgjë për të festuar dhe i kërkojnë llogari policisë për rastet e shtuara të dhunës dhe vrasjes së grave, mbi të gjitha kur ato kanë një urdhër mbrojtjeje.
Edhe në Tiranë janë parapalajmëruar protesta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave.