Vendosni fjalën kyçe....

Fotografimi i votës në Rrogozhinë: Votuesit të shmangin joshjet, rrezikoni deri në tre vite burg


Kreu i KQZ-së ka folur për rastin e fotografimit të votës në zgjedhjet e ripërsëritura për kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Ilirian Celibashi i bëri thirrje qytetarëve që të shmangin joshjet nga subjektet pasi do përballen me penalitete dënimi që shkojnë deri në 3 vjet burg.

Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë”-deklaroi Celibashi.