Vendosni fjalën kyçe....

Dega e PD-së Durrës i propozon Bashës kandidatin për kryetar bashkie


Dega e Partisë Demokratike në Durrës i ka propozuar kryesisë dhe Kryetarit, Lulzim Basha një emër për kandidat për Kryetar Bashkie.

Dega e Durrësit i ka propozuar selisë qendrore Luan Hoti si kandidat për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Hoti mban edhe pozicionin e kryetarit të Degës në Durrës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.