Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega shpallet Kampione Ballkani e kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024


Atletja Luiza Gega është bërë sportistja e parë shqiptare që ka marrë të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Rekordmenia shqiptare ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Serbi, duke vendosur kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat.

Përveç medaljes së artë, Gega fitoi edhe të drejtën e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.