Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë në automjet, prangoset 37-vjeçari në Lezhë


Qarkullonte me armë zjarri në automjet por 37-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

“Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin E.L.,në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.   Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,a për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Lezhës, e cila ka kryer edhe kontrolle të tjera.

Efektivët njoftojnë edhe kapjen e dy personave të tjerë.

“Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit, të cilët posedonin fara narkotike të dyshuara canabis sativa. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, fara canabis, 3 celularë dhe 2 automjete.”, thuhet në deklaratën e policisë.

Megjithatë aksioni i tyre nuk ka ndalur deri këtu, sepse pas vëzhgimeve në Shëngjin, Lezhë dhe Milot kanë prangosur edhe të tjerë. Dy arrestime të tjera janë kryer për sasi farash të dyshuara cannabis sativa.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja”, në automjetin me drejtues shtetasin A.M. dhe pasagjer shtetasin A.G.,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.M.,27 vjeç dhe A.G.,25 vjeç, banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.”, detajon ngjarjet policia.