Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen 3 punonjës të IMT-së të Bashkisë Sarandë, lejuan ndërtimin e një lokali plazhi pa leje


Policia ka proceduar një shtetas dhe tre punonjës të IMT-së së Bashkisë Sarandë pasi konstatuan një lokal plazhi pa leje.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R.P për veprat penale ndërtim të paligjshëm dhe pushtim të tokës në zonën e njohur si “Laguna”.

Punonjësit e IMT-së të Bashkisë dyshohet se duke mos vepruar kanë lejuar ndërtimin pa leje objektit në bregdet.

Ndërtuan pa leje një lokal plazhi, procedohet 1 shtetas si dhe 3 punonjës të IMT së Bashkisë.

Gjatë kontrolleve të territorit në vijën bregdetare në jug të vendit, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Sarandës konstatuan një lokal plazhi pa leje.

U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim R.P., për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës” për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”.

Ai dyshohet se ka kryer punime pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 punonjës të IMT së Bashkisë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se duke mos vepruar, kanë lejuar ndërtimin pa leje të objektit në bregdet.

Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge.

Policia e Shtetit dhe IKMT janë të vendosura për të mos toleruar në asnjë rast paligjshmërinë dhe do të intensifikojnë kontrollet për të goditur çdo tentativë, për ndërtime pa leje apo shkelje të tjera”-njofton policia.