Është miratuar sot Pr/ligji për kanabisin në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Deputetët socialistë rrëzuan propozimin e Erion Braçes në komisionin e Ekonomisë që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.
Kjo, pasi morën shpjegimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Bujqësisë i cili tha se: “Mendoj që nuk duhet të përcaktohet te ligji. Projektligji parashikon që është këshilli i ministrave i autorizuar për kufizimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi.”
Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës.
Mësohet se të enjten pr/ligji do të kalojë për votim në Kuvend.
Këshilli i Ministrave miratoi në qershor 2023 projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.