Vendosni fjalën kyçe....

Osmani pas takimit me Kurtin: Marrëveshja përfundimtare pas numërimit të votave, ka vullnet për bashkëqeverisje


Vjosa Osmani e LDK-së, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani tha se të dyja forcat politike kanë vullnet për të arritur koalicionin por marrëveshja përfundimtare do pritet përfundimi i numërimit të votave, duke theksuar se forca e parë do udhëheqë qeverinë e re.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimesh. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që do diskutojnë më pas për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë Albin Kurti i Vetëvendosjes para hyrjes në takim tha se ky është fillimi i qeverisë së re të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *