Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: PS-ja hodhi poshtë mocionin me debat me Ramën për inceneratori, e ktheu parlamentin në mbrojtës të Zortos e Mërtirit


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka denoncuar shumicën për hedhjen poshtë të kërkesës së opozitës për mocion me debat me kryeministrin Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat në dyert e Kuvendit, Bardhi tha se PS-ja e ka shndërruar parlamentin nga mbrojtës të interesave të shqiptarëve në mbrojtës të interesave të personave në kërkim për inceneratorët, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Bardhi theksoi se konferenca e kryetarëve ka shkelur Kushtetutën e rregulloren e Kuvendit, të cilat sipas tij do zbatohen.

“Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferohen të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy kërkesa të drejta. Sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama mbi këtë çështje duhet të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja. Nuk ka urgjencë thotë Kuvendi. Klodian Zoto dhe Arben Ahmetaj mund të marrin para nga buxheti i shtetit. Paratë e shqiptarëve mund të financojnë arratinë e këtyre personale. Është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Do zbatohet Kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e Kuvendit ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm.” – tha Bardhi.