Vendosni fjalën kyçe....

KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, i akuzuar për korrupsion


Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa.

Po ashtu i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri ne marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.