Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e mafia Soros gatuan shpalljen time non grata, armiq të kombit shqiptar, familjes e të drejtave të njeriut


Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Goerge Soros si personat që kanë gatuar shpalljen e tij non grata nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ai tha se raporti i prezantuar sot faktoj pafajësinë e tij dhe se shpallja e tij ka të bëjë me shkatërrimin e opozitës shqitare.

“Dy vjet pas shpallje non grata DASH nuk ka paraqitur asnjë provë avojatëve të mi dhe as mua apo kongresmenëve amerikanë faktet e shpalljes time non grata. Raporti që po prezantoj lidhur me shpalljen time non grata nga Britania e Madhe nuk ka të bëjë ma shpalljen time të pafajshëm pasi ajo është e vërtetuar. Ende tani Sekretari amerikan Blinken nuk ka paraqitur asnjë provë. materiali që po publikojmë e bën sepse çdo shqiptar duhet të dijë se çfarë po ndodh më vendin tonë. E vërteta e shpalljes time non grata u pa në skandalin e Charles McGonidal, të guvernatores me fustan Yuri Kim, të grabitjes s vulës së PD-së, me grabitjen e zgjedhjeve lokale. Për turpin e çd shqiptari sulmin ndaj ndaj opozitës e organizon Edi Rama dhe mafia më e rrezikshme e Goerge Soros. SHBA-ja e Britania janë viktimë në rrjetin e disa mollëve të kalbura. Yuri Kim u largua në Shqipëria si sekretare e Partisë Socialiste. Mafia e Soros ka qenë e pranishme në projektin për ndarjen e Kosovës dhe në çdo projekt kundër kombit shqiptar. Kjo mafie e esktremit të majtë është kundër familjes, kundër besimit, shkel të drejtat e njeriut. Elon Musk, Donald Trump e Ron DeSantis e kanë akuzuar George Soros si mafie të rrezikshme kundër njerëzimit.” – tha Berisha.