Vendosni fjalën kyçe....

Berisha konferencë shtypi në 12:00, do sqarojë shpalljen non grata nga Britania


Ish-kryeministri Berisha pritet të japë një konferencë për shtyp sot në orën 12:00  ku do sqarojë sipas tij, shpalljen non grata nga  Britania e Madhe.

Ai e ka quajtur shpalljen e tij non grata korrupsion trans-nacional që është përdorur për shkatërrimin e opozitës.

Berisha dhe familjarët e tij u shpallën non grata nga Departamentoi Amerikan i Shtetit më 19 maj 2021 për akte korrupsioni që minojnë demokracinë.

Një vit më vonë në korrik 2022, Berisha u shpall non grata edhe nga Britania. Ai ka akuzuar për këtë gjë lobimin e kryeministrit Rama e George Sorosin.