Vendosni fjalën kyçe....

Koncerti i Spice Girls rezulton në dështim, fansat të zhgënjyer (VIDEO)


Spice Girl filluan turneun e tyre në Dublin mbrëmjen e së premtes, por fansat mbetën të zhgënjyer. Ata u ankuan për probleme me sërin gjatë koncertit.

Kjo ishte hera e parë që grupi i vajzave shfaqej së bashku në shtatë vjet, ku më shumë se 70.000 fansa i ndoqën live.

Por një pjesë e tyre u ankuan në “Twitter” se kishin shumë vështirësi për të dëgjuar vajzat tek këndonin.

“Ka diçka të gabuar ku turma në koncertin e Spice Girls është ulur, sepse askush nuk ka ndonjë ide se kush po këndon, sepse tingulli është vërtet i keq”, shkruante një përdorues i rrjetit social.

Ndërkohë të tjerë shkuanin se ky ishte koncerti më i keq që kanë marrë pjesë dhe se ‘të gjithë po largohen’.

Njëra nga këngëtaret, Melanie Broën e pranoi dhe vetë në “Instagram” se shpresonte që zëri të ishte më mirë në koncertin e radhës.

Faleminderit që morët pjesë në shfaqjen tonë sonte në Dublin. Do ju shohim në Cardiff dhe shpresojmë që zëri do të jetë shumë, shumë më mirë. Pffft”, shkruan këngëtarja.

Bandës i mungonte Victoria Beckham e cila nuk do të marrë pjesë në turne, por i ka uruar vajzat që të kenë sukses.

Por me problemet që vajzat kanë hasur gjatë koncertit, duket se Victoria s’do pendohet që nuk iu bashkua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *