Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti francez fishkëllehet gjatë paradës së Ditës së Bastijës (Video)


Presidenti francez u fishkëllye gjatë paradës vjetore ushtarake të Ditës së Bastiljes të premten.

Emmanuel Macron dhe i ftuari i tij i nderit, kryeministri indian Narendra Modi, morën pjesë në ceremoninë në Paris për Ditën e Republikës.

Kontigjentet ushtarake indiane dhe franceze marshuan së bashku përpara Macron dhe Modi, dhe avionët ushtarakë fluturuan mbi kryeqytet.

Disa njerëz që shikonin paradën e brohoritën Macron-in teksa ai kaloi në rrugën Champs-Elysees mbi një makinë ushtarake të hapur, ndërsa shumë të tjerë e fishkëllyen në shenjë të qartë mosmiratimi.

Në prag të Ditës së Bastiljes, të enjten në mbrëmje u organizuan protesta në Francë, ku ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se nata e 13 korrikut ishte relativisht e qetë në krahasim me vitin e kaluar.

Ministria e Brendshme tha se 218 automjete u dogjën dhe 97 persona u arrestuan, sipas të përditshmes Le Figaro.