Vendosni fjalën kyçe....

E kap radari me 205 km/h në Rrugën e Kombit, ndëshkohet shiferi me ‘Audi A8’


Drejtuesi i një mjeti ‘Audi A8’ është ndëshkuar me 40 mijë lekë gjobë pasi është kapur duke ëvizur në autostradën Milot-Morinë me shpejtësi 205 kilometra në orë.

Sipas Policisë Rrugore, gjatë dy javëve të para të korrikut në këtë rrugë janë ndëshkuar 144 drejtues mjetesh për lëvizje mbi shpejtësinë e lejuar.

Prej tyre 135 janë drejtues mjetesh nga Kosova ndërsa 9 shtetasve shqiptarë u është pezulluar leja e drejtimit nga 3 deri në 12 muaj si dhe u janë hequr pikë nga leja e drejtimit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet.