Vendosni fjalën kyçe....

KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin Arkend Ballës, i cili është kandidati vijues në listën e Partisë Socialiste, pas Rrahman Rrajës.

Deputeti socialist, Rrahman Rraja e la mandatin të shtunën e kaluar pas publikimit të një videoje ku djali dhe vëllai i tij rrihnin barbarisht dy qytetarë të cilët kishin denoncuar më parë prishjen e shtëpive nga shpërthimet e një guroreje që administrohej nga të afërmit e deputetit.

Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.